Polemisti Laert Vasili thotë se vendosja e tritolit në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, tregon për veprime të organizatave terroriste.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Vasili u shpreh se ndërkombëtarët nuk do të ndërhyjnë dhe sipas tij, ata e kanë marrë shumë lehtë këtë situatë.
“Unë habitem, shumë të qetë jemi, por të gjitha këto shenja, janë jo thjesht fillesa të organizatave te mirëstrukturuara terroriste, të cilat midis nesh nuk kanë faj të hakmerren ndaj njerëzve me diploma kristali dhe vendosin të vendosin drejtësi, sepse nuk u takonte te ishin aty. Të gjitha këto, ajo që diskutohet nëpër rrugicat e Tiranës natën, diskutohet për një ’97 tjetër, për një vetëgjyqësi, sepse janë të zhgënjyer. Ndërkombëtarët nuk do të ndërhyjnë, sepse i marrin lehtshëm gjërat. Ne vijmë nga një kanun. Më vrave? Do marr gjakun. Po e marrin lehtshëm shumë situatën. Ky nuk është fillimi, është vazhdimi. Janë prekur interesa politike. Prej 30 vitesh, politika, krimi, bandat kanë qenë të gjitha bashkë”, theksoi ai./abcnews.al