Policia ka reaguar përmes një deklarate zyrtare në lidhje me shpërthimin e pak minutave më parë në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Lënda plasëse ishte vendosur në mjetin e Nazmi Bandullës, e parkuar në oborrin e shtëpisë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shpërthimi ka ardhur nga një lëndë plasëse dhe se ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Për fat të mirë në shtëpi nuk ka patur njerëz në momentin e shpërthimit.
“Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale“, bën me dije policia.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /abcnews.al