Tritoli ndaj prokurorit, kamerat kapën autorin që e ndoqi, në kërkim 3 persona

schedule17:06 - 19 Mars, 2021

schedule 17:06 - 19 Mars, 2021

Nga Xhensila Kodra

Makina e prokurorit Arjan Muça dhe bashkëshortes së tij gjyqtare është ndjekur për 4 ditë me radhë, para se të shpërthehej me tritol. Kamerat e sigurisë përgjatë zonës së Komunës së Parisit kanë fiksuar këto ditë një person që lëvizte me një motor të zi përgjatë harkut kohor nga ora 14 deri në orën 19:00.

Ky person shfaqet dhe në pamjet e kamerave të sigurisë në garazhin e qendrës tregtare, pranë mjetit të “Benz A clas”. Ai është me rroba të errëta dhe në kokë mbante një kaskë motori. Grupi hetimor ka dyshime se autorët i kanë vëzhguar më së miri lëvizjet që kryente me makinë çifti i magjistratëve, para se t’i vendosnin lëndën plasëse.

Në kërkim policor janë shpallur tre persona. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve, ndërsa ka dyshime se ata janë pikërisht autorët e kësaj ngjarje. Por për të vërtetuar më shumë dyshimet e tyre, policia është në pritje të përgjigjeve përfundimtare të ADN-së, për provat e siguruara në vendngjarje.

Dyshimet janë se autorët janë paguar nga persona të tjerë dhe se ngjarja është një kërcënim për shkak të punës që kryen në sistemin e drejtësisë, çifti i bashkëshortëve, Arjan dhe Gentiana Muça./ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!