Janë shoqëruar në polici disa persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen e sotme në Sarandë, ku iu vu një sasi lënde plasëse hotelit “Bizant”. Një nga personat e shoqëruar është edhe djali i Spiro Çabirit. Siç bëjnë me dije burimet për Abc News, djalit të Spiros i kanë bllokuar edhe makinën.
Sipas vendimit të gjykatës, 90 % e hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe 5 % ortakëve të tjerë. Për shkak të konfliktit për pronës, si persona të dyshuar janë pjesëtarët e familjeve të dy ortakëve. Sakaq, llogariten rreth 30 biznese përreth zonës së hotelit kanë pasuar dëmtime të shumta.