Tritol dhe granata: Kuksiani kapet “mat” në Durrës, kontrolli në shtëpi e fundos

schedule10:06 - 30 Nëntor, 2020

schedule 10:06 - 30 Nëntor, 2020

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi të madhe lëndësh plasëse gjatë operacionit “Mbikalimi” gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se janë sekuestruar 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa. E gjithë sasia është kapur teksa një person po përpiqej që ta shiste atë tek dikush tjetër.

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi të madhe lëndësh plasëse gjatë operacionit “Mbikalimi” gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se janë sekuestruar 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa. E gjithë sasia është kapur teksa një person po përpiqej që ta shiste atë tek dikush tjetër.

Operacioni

Pasi e kishte vënë në ndjekje, policia ndaloi një vendin e quajtur “Mbikalimi i hekurit” një 47-vjeçar duke kryer ndaj tij fillimisht një kontroll.

Gjatë kontrollit, 47-vjeçarit iu kapën 16 kallëpe tritol, si edhe 10 ndezëza granate. Pasi sekuestruan këtë pjesë, policia kreu kontrolle edhe në shtëpinë nga ku ai kishte origjinën, në Kukës, duke sekuestruar edhe pjesën tjetër të lëndës plasëse.

Njoftimi i policisë

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Mbikalimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me DVP Kukës.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre i cili do ti shiste kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose sende të kundraligjshëm dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Policisë, në vëndin e quajtur “Mbikalimi i hekurit”, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar shtetasin N. K., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt fitimit.

Kontrollet kanë vijuar nga DVP Kukës, në banesën e shtetasit N. K., në Kukës, ku shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë , Strukturat hetimore të DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.