Tritol banesës së nënkryetarit të Bashkisë Kamzë

schedule16:00 - 5 Gusht, 2019

schedule 16:00 - 5 Gusht, 2019

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. PD publikoi këtë ngjarje, duke denoncuar edhe mos reagimin e policisë qe sipas saj  e ka fshehur atë. PD thotë se, “Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por nw një reagim për ngjarjen  pak çaste më vonë nga Policia e Tiranës, thuhet se shpërthimi ndodhi rreth 23.30 të së dielës, në katin e tretë të një pallati, në pjesën e derës së jashtme të banesës së marrë me qira Paulin Gjegjaj. Sipas grupit hetimor, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!