Tritan Shehu kundër vaksinës kineze: Nuk përdoret as në Afrikë, dardha e ka bishtin prapa…

schedule16:52 - 5 Maj, 2021

schedule 16:52 - 5 Maj, 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, që në 25 Prill fitoi një tjetër mandat deputeti në qarkun e Gjirokastrës akuzon qeverinë për futjen dhe injektimin e vaksinave kineze te qytetarët shqiptarë. Në një postim në Facebook ai shprehet se vaksinën kineze OBSH nuk e rekomandon as për vendet e Afrikës.

Alarm e rrezik real nga vaksina kineze qe po perdoret ne Shqiperi! Edhe OBSh, qe e ka nivelin e kerkesave te sigurise shume me te ulet se EMA apo FDA, nuk rekomandon perdorimin e vaksines kineze, si te pa efekeshme. Ndersa Rama mburet se po vaksinon shqiptaret me kete vaksine me etiketa turqisht e date skadence tashme te kaluar prej javesh!

Pra shqiptaret jo vetem nuk po marrin dicka qe u serviret vendeve e popujve te Europes!

Ata po marrin edhe me keq, po marrin ate cfare OBSh nuk e rekomandon as per vendet e Afrikes, ku vlen se paku vetem miratimi e rekomabdimi i saj. Rreziku ketu qendron pervec te tjerave edhe ne faktin se duke u “ofruar” nje vaksine e tille krejt e pa sigurte ne eficience (gjermanet e japin vetem 30%), krijohet artificialisht ideja e “imunizimit te sigurise”, qe duke te cuar te ulja e masave mbrojtese e kontrolluese per t’i rene borive te “fitores”, sic po ndodh tek ne, mund te coje pak me tej ne nje katastrofe epidemiologjike, e ngjashme me ate ne Kili.

Ndersa ajo qe degjova sot nga drejtuesit e Ministrise se BE njeh dhe kete vaksine kineze per levizjen e lire….ishte vetem nje shaka e hidhur nga halli! Mire Rama “nuk i di” keto, po ai Komitet ku eshte, kur disa muaj me pare betohej vetem per certifikimin e EMA e FDA! Kujdes se dardha e ka bishtin prapa!

Por problemi eshte se kjo paguhet nga njerrezit me jete e shendet…nga ekonomia me varfëri” shkruan ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!