Tritan Kalo merr titullin “Qytetar Nderi” i Kuçovës: Vlerësim i papritur por i mirëpritur

schedule18:55 - 6 Shkurt, 2021

schedule 18:55 - 6 Shkurt, 2021

Në një ceremoni modeste dhe nën respektimin e masave anti-Covid, bashkia e Kuçovës ka nderuar sot me titullin e lartë “Qytetar Nderi” mjekun e shquar Tritan Kalo. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm përfaqësues të bashkisë Kuçovë, deputetë të qarkun, përfaqësues të Këshillit Lokal të Ambasadorëve të Paqes për Kuçovën dhe familjarë të mjekut Kalo.

Kryetari i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari duke vlerësuar punën e palodhur dhe përkushtimin e tij si mjek në betejën kundër Covid-19,i ka dorëzuar mjekut Tritan Kalo titullin.

“Qytetar Nderi” me motivacionin: “Personalitet erudit dhe i shquar i mjekësisë mbarë-shqiptare ,me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga Covid – 19,ku me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh, mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria”, tha ai.

Mes emocionesh, mjeku Tritan Kalo ka falënderoi bashkinë e Kuçovës për vlerësimin. “Është kënaqësi të vlerësohet puna e mjekëve sepse nëpërmjet vlerësimit që më bëhet mua i bëhet një vlerësim po aq i madh edhe të gjithë mjekëve dhe kujtdo që kontribuon në shëndetësi për tu kujdesur për shëndetin e njerëzve”, tha Kalo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!