Tritan Kalo kujton dëshmorët: Nënëloke Shqipëri, të bashkohemi t’i bëjmë ballë shovinizmit

schedule18:16 - 5 Maj, 2021

schedule 18:16 - 5 Maj, 2021

Në ditën e përkujtimit të dëshmorëve të atdheut, mjeku i njohur Tritan Kalo shprehet në një postim në Facebook se vetëm të bashkuar do të mundemi t’i bëjmë ballë shovinizmit e albanofobisë në Ballkan dhe jo vetëm.

Kohë kovidiane…5 Maj 2021….Dita e dëshmorëve të kombit shqiptar…..”Ju kish lindur Nëna për një Botë të re, lule more djema që ratë për atdhe”….

Djemtë dhe vajzat e kombit shqiptar ndër shekuj kanë luftuar për lirinë e mëvehtësinë e Trojeve Arbërore dhe të një Kombi, të cilët padrejtësisht Albanofobia i ka ndarë dhe ne aktualisht gjindemi të kufizuar në mes vedit në pesë shtete….Reminishencat e këtyre padrejtësive historike të kësaj ndarje, pasqyrohen edhe sot në qëndrimet ndaj Shqiptarëve….

Së bashku luftuam ndër shekuj me pushkë e penë për mëmëdhenë, Nënëloken Shqipëri,  ndaj dhe vetëm të bashkuar do të mundemi t’i bëjmë ballë shovinizmit e albanofobisë jo vetëm në Ballkan,  dhe të faktorizohemi sikundër e meritojmë si komb ….Lavdi në jetë të jetëve dëshmorëve tanë!!!….Together forever!!!” shkruan Kalo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!