Mbrojtësi i Anglisë, Kieran Trippier ka zgjedhur tre ndeshje në karrierën e tij, të cilat nuk mund t’i rishikojë për shkak të kujtimeve të dhimbshme të rezultatit.
Lista përfshin dy ndeshje të kombëtares së Anglisë, kundër Kroacisë (gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2018) dhe kundër Italisë (finalja e Euro 2020). Në listë ishte edhe ndeshja e Tottenhamit kundër Liverpool-it (finalja e Champions League 2019).
“Pas pjesës së parë kundër Kroacisë, pata ndjenjën se mund të kryesonim 3-0 dhe ndeshja mund të përfundonte”, tha Trippier për Goal.com. Atë ndeshje britanikët e humbën në bazë të kohës shtesë me rezultat 1:2.
Në finalen e Euro 2020, Anglia humbi nga Italia me penallti, dhe në finalen e Champions League 2019, Tottenham humbi nga Liverpool 0-2. /G.D abcnews.al/