“Trilleri” me vdekjen e ish-ministrit që u gjet në det, dëshmitari: Si ndodhi sherri me peshkatarin

schedule18:45 - 27 Janar, 2021

schedule 18:45 - 27 Janar, 2021

Zbulohet dëshmitari që ndryshoi rrjedhën e hetimeve në Greqi për vdekjen e ish-ministrit Sifi Valyrakis. Dëshmitari okular përshkroi debatin e ish-ministrit me kapitenin e një anijeje peshkimi në mesditën e së dielës.

Unë isha duke parë varkën që ishte nisur nga shtëpia e tij. Gjatë udhëtimit, pothuajse në gjysmë të rrugës, motori i tij u fik një herë. Ai e ndezi përsëri dhe vazhdoi, por pas pak u fik përsëri. Në atë moment iu afrua një anije e bardhë peshkimi” tha ai.

Kur u pyet nëse është i sigurt, dëshmitari okular ishte kategorik “Unë nuk kam asnjë dyshim, 100%. Në anije pashë një person, i cili u konfliktua me Sifis Valyrakis”. Por, a e dëgjoi se çfarë është thënë mes tyre dhe a e pa ish-ministrin të binte në det?

“Nuk e pashë pasi mora kafen dhe ktheva shpinën duke u larguar. Nëse do ta kisha parë njeriun të binte në det, do të kisha njoftuar menjëherë Rojet Bregdetare”.

Valyrakis gjatë juntës ushtarake në Greqi, iu bashkua rezistencës, por përfundoi i arrestuar në 1971 duke e torturuar. Ai arriti të arratisej nga burgu, madje duke hipur mbi një tren tentoi të largohet për në Jugosllavi, por nuk ia doli pasi u kap në kufi.

Në rastin e dytë, ai vuante dënimin në burgun e Korfuzit dhe edhe nga aty mundi të arratisej po në 1971. Valyrakis notoi nga Korfuzi deri në Sarandë, ku e kapi patrulla kufitare shqiptare edhe pse erdhi për të kërkuar strehim në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

78 vjeçari ishte dënuar me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit. Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste ndryshoi qasje dhe e liroi Sifi Valyrakisin duke e larguar më pas drejt Romës.

”Nuk harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën tabelën e azbestit të valëzuar të çatisë së kampit shqiptar në verë”, është shprehur Valyrakis në kujtimet e tij mbi të shkuarën e dhimbshme./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!