Trigolëshi i dytë radhazi/ Daku merr përdore Ballkanin, Nikaç nderon Gjilanin

schedule17:57 - 23 Shtator, 2020

schedule 17:57 - 23 Shtator, 2020

Ballkani është një nga pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion në Kosovë dhe sot ka arritur fitoren e dytë radhazi në IPKO Superliga. Djemtë e Ismet Munishit mposhtën 3-2 në Suharekë Feronikelin.

Sërish Mirlind Daku “heroi” i vendasve. Sulmuesi dardan realizoi tre golat e Ballkanit, duke regjistruar trigolëshin e dytë radhazi pas atij në triumfin 1-4 ndaj Besës së Pejës në javën e parë të kampionatit.

22-vjeçari nga Gjilani u shfaq i papërmbajtshëm, teksa miqtë nga Drenasi reaguan vonë. Braziliani Marclei realizoi dy gola në minutat e fundit, por vetëm kaq dhe ndeshja u mbyll 3-2 për Ballkanin.

 

Renditja në IPKO Superligën e Kosovës

Gjilani reagoi pas disfatës së thellë 4-0 në debutim ndaj Feronikelit. “Skifterat” e Mezanit fituan 0-1 dhe dolën me tre pikë nga transferta e vështirë me Llapin. Sfida u vendos nga goli i Darko Nikaç në minutën e 62-të.

Goli i rëndësishëm dhe me vlerat e tre pikëve për sulmuesin malazez të miqve, të cilët humbën një penallti në fillimin e pjesës së dytë me anë të Fiton Hajdarit. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java e dytë
Ballkani-Feronikeli 3-2
(Daku 6′, 24′, 63′ / Marclei 85′, 88′)
Llapi-Gjilani 0-1
(Nikaç 62′)