“Triangolo” transformohet në rrethrrotullim, Veliaj: Çlirojmë qarkullimin

schedule17:47 - 25 Shtator, 2022

schedule 17:47 - 25 Shtator, 2022

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në zonën e njohur si “Triangolo”, e cila po kthehet në një rrethrrotullim, për t’i dhënë më shumë liri lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve që frekuentojnë Parkun e Liqenit.

“Qytetarët të hënën nuk do e kuptojnë më si një trekëndësh do të ketë më shumë hapësirë, do të ketë mudnësi të ecet lirshëm, me dy korsi”, tha Veliaj.

Ai bëri një sqarim dhe për godinën që i përket gardës.

 “Ka shumë spekulime për gardën, gjysma i është dhënë bashkisë, tjetra do të jetë teatri i madh i fëmijëve”, tha kryebashkiaku.

Së shpejti, u shpreh Veliaj, do të nisin punimet për Kopshtin Botanik të kryeqytetit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!