Tri këshilla të zakonshme pastrimi që mund të rezultojnë katastrofike

schedule21:29 - 23 Shkurt, 2021

schedule 21:29 - 23 Shkurt, 2021

Mund të keni lexuar dhe dëgjuar mbi këshilla të ndryshme që ju vijnë në ndihmë në përditshmëri. Por ndodh që disa këshilla, të cilat i mendojmë si të dobishme, në fakt mund të jenë katastrofike.  Këto janë tre këshilla të njohura që është më mirë të mos zbatohen.

 Pastrimi i lëkurës me uthull

Kurrë mos u përpiqni të pastroni një divan lëkure me uthull pasi mund ta dëmtojë atë. Uthulla mund të jetë një mjet i dobishëm në shumë punë shtëpiake por fatkeqësisht nuk është ei përshtatshëm për çdo përdorim.

Pastrimi i mobiljeve me peceta të lagura

Shmangni pastrimin e mobiljeve tuaja me peceta të lagura pasi ekziston rreziku i lënies së njollave në pëlhura delikate siç janë divanet. Preferoni t’i lini pecetat tuaja të thahen plotësisht para se t’i përdorni në mobilje.

 Spërkatja e perdeve me llak

Disa amvisa janë mësuar të spërkasin perdet e tyre me llak për të larguar energjinë elektrike të prodhuar. Është e gabuar dhe duhet ta shmangni këtë sepse do të dëmtoni strukturën e perdeve tuaja. /abcnews.al