“Tri jetët e Zotit P.” është romani më i ri i shkruar nga shkrimtari Virgjil Muçi. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ky i fundit ka zbuluar detaje nga ky roman, duke theksuar se është një roman realist dhe sjell të gjithë elementet e pushtetit.
Sipas shkrimtarit, në qendër të librit është Zoti P., i cili ka pushtet dhe ndërmerr një aventurë të çuditshme.
“Unë e shikoj si një roman realist fantazmagorik. Koncepti i ngjizjes së romanit është historia e një njeriu të dashuruar me pushtetit, një dashuri e marrë, që e bën atë të reagojë dhe ndërmarrë këtë aventurë të çuditshme. Ai e konsideron krijimin e një feje të përbotshme dhe universale.
Unë nuk jam marrë asnjëherë politikë vetë. Unë nuk mendoj se jam përpjekur të sjellë një mesazh, ajo që unë kam ngulmuar është që lexuesi kur ta marrë në dorë këtë roman, është të ketë sa më shumë pyetje dhe përgjigjet mos t’i marrë nga autori, por t’i gjejë brenda vetes”, tha ndër të tjera Muçi./abcnews.al