Tri javë para zgjedhjeve, largimet e radhës nga LSI për t’ju bashkuar PS-së

schedule13:56 - 4 Prill, 2021

schedule 13:56 - 4 Prill, 2021

Vazhdojnë largimet nga LSI edhe në ditët e fundit të fushatës elektorale.

Së fundmi janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, ish-kryetarja e LSI për bashkinë Poliçan, Vjollca Lulaj si dhe Klaudio Kumani kryetari i LSI i rajonit 3 në bashkinë Berat.

Kumani gjithashtu njihet si një nga njerëzit më të afërt të ish-kryetarit të Bashkisë Berat aktualisht kandidat për deputet.

Të dy, pas takimit zhvilluar me kryeministrin janë shprehur se ndihen të privilegjuar dhe të nderuar që janë bërë pjesë e Partisë Socialiste dhe se do të bëjnë maksimumin e përpjekjeve gjatë fushatës për të arritur objektivat elektorale dhe që PS të marrë 6 mandate në qarkun Berat.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!