Obama, Clinton dhe George W.Bush kanë deklaruar se do të realizojnë vaksinën për koronavirus drejtpërdrejtë në televizion, një mënyrë kjo sipas tyre për t’i treguar qytetarëve rëndësinë e vaksinimit.
Freddy Ford, kreu i stafit të Bush, deklaroi për CNN se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit – dhe Dr. koordinatori i përgjigjes për koronavirusin e Shtëpisë së Bardhë, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.
Nga ana tjetër sekretari i shtypit u shpreh se edhe ai ishte i gatshëm ta merrte vaksinën në një mjedis të hapur, për ta promovuar atë duke rritur në këtë mënyrë edhe besimin e qytetarëve.
Ndërkohë, Obama u shpreh se kishte besim në fjalët e Faucit, “Unë mund ta marr vaksinën në Tv, ose ta filmojë momentin e vaksinimin që njerëzit të shikojnë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Obama.
Sakaq tre ish-presidentët shpresojnë që kjo të shihet si një fushatë ndërgjegjësimi për të promovuar besimin në sigurinë dhe efektivitetin e saj.
/abcnews.al/