Tri arsye për të mos hedhur qumështin e skaduar

schedule11:03 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 11:03 - 26 Dhjetor, 2020

Qumështi mbaroi dhe nuk keni pasur kohë ta konsumoni. Por kjo nuk do të thotë që ta flakësh tek mbeturinat. Ka mënyra alternative për ta përdorur atë dhe mund të mos besoni në përdorimet e tij të pabesueshme.

Zbulojeni më poshtë:

Pastroni sendet prej argjendi

Përdorni qumësht të thartë ose qumësht të skaduar duke shtuar pak uthull dhe fërkoni mirë argjendtë me një leckë. Pastroni me një leckë të lagur dhe fshijeni me një leckë të butë. Ju kurrë nuk keni parë një shkëlqim të tillë.

Hiqni njollën e bojës

Boja është një njollë e vështirë në pëlhurë. Lageni brenda natës në qumësht dhe të nesërmen është në gjendje të mirë. Qumështi do të shpërndajë bojën dhe rrobat do të pastrohen më lehtë gjatë larjes.

Pastroni mobiljet

Me përzierjen që përdorni për sende argjendi dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë, lustroni sipërfaqet prej druri, pasi qumështi do të njomë drurin në mënyrën më të mirë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!