Liverpool mori tre pikë të rëndësishme kundër Sheffield United dhe ishin dy të zakonshmit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane që i shënuan golat e kësaj përballjeje. Së bashku me brazilianin Firmino, ata shkuan në kuotën e 28 golave.
Të tre së bashku ia kanë dalë të shënojnë më shumë gola se 12 skuadra të Premier League, kurse Arsenali ka realizuar sa treshja e Liverpool. “The Reds” kanë sulmin e dytë më të mirë deri më tani, me 49 gola të realizuar në total. Vetëm Manchester City, me 56 gola, ka shënuar më shumë se skuadra e Jurgen Klopp. /abcnews.al
Premier League goals this season:
Mane, Salah & Firmino – 28
Arsenal – 28
Aston Villa – 27
Brighton – 25
Southampton – 25
West Ham – 25
Burnley – 24
Everton – 24
Sheffield Utd – 23
Norwich – 22
Bournemouth – 20
Newcastle – 20
Crystal Palace – 19
Watford – 17Lethal. pic.twitter.com/IyRtTMShUq
— bet365 (@bet365) January 2, 2020