Drita rimerr vendin e parë, pasi mundi skuadrën e Trepça ’89 me rezultatin 0-1. Skuadra nga Gjilani zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 17, me golin e shënuar nga mesfushori Xhevdet Shabani. Djemtë e drejtuar nga Nuhiu duhet të shënonin edhe golin e qetësisë.
I zakonshmi Kastriot Rexha, i cili u rikthye në janar te Drita ku ka dalë më parë kampion, shënoi dhe i çoi shifrat në 0-2. Trepça ’89, që dhjetë minutat e fundit luajti me një lojtar më pak, nuk e vuri në dyshim fitoren e Dritës, që tani numëron 49 pikë, dy më shumë se Prishtina ndjekëse.
Tre pikë të arta mori edhe Gjilani, që luante në transfertë kundër Ferizaj. Sfida mbaroi 0-3 dhe ishin Progni dhe Nikac ata që shënuan në 30 minutat e para të lojës, kurse më pas realizoi edhe Fiton Hajdari. Skuadra e Mezanit mori pikët e plota dhe renditet në vendin e katërt, pranë zonës euro. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 24
Ferizaj-Gjilani 0-3
Shënues: Progni 2’. Nikac 31’, Hajdari 52’
Trepça 89’-Drita 0-2
Shënues: Xh. Shabani 17’, Rexha 69’


