Treni i linjës Tiranë-Shkodër ka përplasur një motoçikletë në Laç. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili u dërgua menjëherë në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur kur treni sapo kishte lënë stacionin e Laçit, ndërsa motoçikleta i ka prerë rrugën dhe për pasojë është goditur prej tij. /abcnews.al