Bella Hadid është e njohur për dashurinë e saj ndaj modës së viteve ’00 dhe ’90, dy dekada që përcaktuan stilin e viteve të fundit. Pamja e saj gjithmonë ka diçka nga e kaluara, e kombinuar në mënyrë perfekte me pjesët moderne.
Këtë herë, në një nga shëtitjet e saj më të fundit në Nju Jork, modelja e suksesshme ofroi një pamje të viteve ’00, fundin e gjatë xhins. Me bel të ulët dhe gjatësi midi, fundi i Hadid konfirmoi kthimin e fundeve xhins në stilin e rrugës.
Ajo e kompletoi pamjen me një crop top, çizme të sheshta dhe sigurisht syze dielli të viteve ’90 si dhe një çantë të vogël. Pamja e saj na kujtoi shumë grupin e ikonave të viteve 00, Mandy Moore, Eve dhe Christina Aguilera, megjithëse Hadid e bëri atë pak më moderne.
/abcnews.al