Gjatë muajve të fundit, kur bota u detyrua të mbyllej për shkak të pandemisë, moda u kthye tek komoditeti dhe thjeshtësia, qoftë brenda ambienteve shtëpiake apo jashtë. Atletet dhe veshjet sportive po dominojnë kundrejt takave apo veshjeve klasike.
Siç vihet re, janë kthyer në trendin absolut të kohës, duke na detyruar të lëmë mënjanë disponimin tonë elegant për një kohë, për të përqafuar një qasje më të qetë. Nga palltot dhe xhaketat, tek çantat dhe çizmet deri tek kyçet, tutat mund të kombinohen me pothuajse çdo gjë.
Xhaketat e lëkurës që janë rikthyer këtë sezon për të qëndruar gjatë, prandaj mund t’i përfshini ato dhe në kombinimet tuaja “sportive”. Përpos kësaj, veshjet over-sized përveçse të rehatshme, duken edhe shumë mirë në trup. Hidhini një sy kombinimeve të mëposhtme!/abcnews.al