Rripat dhe ngjyrat janë elementi mbizotërues, ndaj nëse zgjidhni një veshje të thjeshtë, mjafton të luani me sandalet dhe look-u juaj do të shndërrohet plotësisht. Janë modelet chunky, të cilat vazhdojnë trendin e tyre rritës që nga viti i kaluar, ato me Velcro ose “sportive” dhe, më e freskëta për 2021, sandale me rripa të hollë litari.
Isabel Marant, që njihet si ‘mbretëresha’ e stilit bohem i ka lansuar ato që në vitin 2016 por ka versione të ndryshme që mbizotërojnë sërish në koleksionin e saj të fundit pranverë / verë 2021. Dizajnerë dhe blogerë të shumtë kanë vënë bast për trendin e sezonit pasi janë të bukura dhe komode.
/abcnews.al