Trendi i flokëve që do të pushtojë muajt e ardhshëm

schedule14:59 - 27 Shtator, 2021

schedule 14:59 - 27 Shtator, 2021

Nëse akoma po mendoni se cili do të jetë ndryshimi i radhës për flokët, ne kemi një propozim të guximshëm për ju. Nëse i doni pamjet retro dhe nuk keni frikë nga ndryshimet, atëherë thuajini po prerjes shullet.

Ky është një model flokësh që kombinon dy nga tendencat më të mëdha të sezonit. Në fakt, është i përshtatshëm për të gjitha gjatësitë e flokëve. Nëse doni volum në flokët tuaj, atëherë është prerja ideale.

Ndër personazhet shqiptarë që tashmë e ka përqafuar këtë tendencë është Xhensila Myrtezaj. Këngëtarja shqiptare surprizoi adhuruesit e saj me look-un e ri, dhe të shumtë ishin ata që e krahasuan me Ursula Corbero, aktoren e “La Casa De Papel”.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!