Trendi i bukurisë të cilit i drejtohen 9 nga 10 franceze sot

schedule21:25 - 27 Shkurt, 2022

schedule 21:25 - 27 Shkurt, 2022

Kompania e sondazheve Harris Interactive, në bashkëpunim me kompaninë kozmetike “Slow Cosmétique”, kanë kryer një anketë online me femra të moshës 18 deri në 50 vjeç. Qëllimi ishte të kuptoheshin dhe të njiheshin zakonet e francezëve,   për sa i përket bukurisë dhe në veçanti produkteve organike dhe natyrore. Rezultatet e hulumtimit? 92% e grave e kërkojnë këtë lloj kujdesi të paktën një herë në tre muaj.

Cilat janë motivet e francezëve?

Një sondazh i Ifop i publikuar në vitin 2020 kishte nxjerrë në pah tashmë faktin se francezët do të favorizonin gjithnjë e më shumë trendin “Pa grim” dhe veçanërisht kthimin e natyralitetit kur bëhet fjalë për kozmetikën. Një trend që konfirmohet sot pasi më shumë se tetë në dhjetë gra franceze (kryesisht 18-24 vjeç) i drejtohen kozmetikës së pastër. Sipas një sondazhi të vitit 2020 nga anketuesi Ifop, kriza Covid-19 do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në zakonet franceze, një fakt që vlen edhe sot.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Laura ? (@laubsd)

Shëndeti dhe mjedisi janë vendimtare për francezët

Ka shumë faktorë që i motivojnë francezët t’i drejtohen produkteve natyrale. Kriteri i parë përcaktues për 47% të të anketuarve është shëndeti. Francezët do të kishin më shumë besim në kujdesin fizik me një përbërje që konsiderohet më e pastër se produktet e tjera. Kriteri i dytë: respektimi i mjedisit. Në fund, vlen të përmendet se etiketimi i produktit “made in France” është një pikë më pak e rëndësishme. Në të vërtetë, nga sondazhi ky kriter mobilizon vetëm 8% të francezëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!