Bota e bukurisë bazohet në thelb tek make up-i dhe kujdesi për lëkurën. Megjithatë, ekziston diçka tjetër që shumë herë e harrojmë. Dëshira për të patur një të patur një imazh sa më të kuruar lidhet gjithashtu dhe me me nevojën për të patur dhëmbë sa më të bukur.
Sipas dentistëve por dhe botës së bukurisë, kujdesi për zgavrën e gojës do të jetë një nga më të mëdhenjtë – mbase ndër trendet numër 1 të bukurisë për 2021. Pyesni veten se nga duhet të filloni për të përmirësuar pamjen e dhëmbëve tuaj?
Hapi i parë është të keni në shtëpi produktet e nevojshme për higjienën tuaj orale. Një furçë dhëmbësh e mirë, qoftë konvencionale apo mekanike, një pastë dhëmbësh që plotëson nevojat e dhëmbëve tuaj (për të luftuar bakteret, pllakat ose zbardhjen), filli i dhëmbëve janë gjithçka që duhet të përdoren rregullisht.
Përtej kësaj, një vizitë tek dentisti është e nevojshme për një kontroll më të hollësishëm. Por nëse hezitoni të kryeni vizita për shkak të pandemisë, thjesht kujdesuni me produktet e duhura për t’i mbajtur dhëmbët në gjendje të mirë. /abcnews.al