Trendi i aplikacioneve/ Ekspertët: Jo të gjitha japin të dhëna të sakta

schedule15:34 - 5 Maj, 2024

schedule 15:34 - 5 Maj, 2024

Aplikacione të ndryshme qe gjithkush mund t’i shkarkojë në një telefon celular japin të dhëna për nevoja praktike të çdokujt. Këto aplikacione janë krijuar nga inteligjenca artificiale për të dhënë informacione mbi shëndetin, ushqimin, motin, lëvizjen në rrugë e të tjera. Të pyetur nga ABC News, disa qytetarë tregojnë aplikacionet që përdorin.

Kam monitorimin e rrahjeve të zemrës që e kam të lidhur edhe me orën. Është kjo. I tregon të sakta sepse është edhe vetë programi i I-phone. I kontrollon shpesh? Po, sepse bëj edhe aktivitet fizik dhe e kontrolloj shumë shpesh.

Në orën time kam të shkarkuar një aplikacion për rrahjet e zemrës, saturimin e oksigjenit, ndonjëherë kontrolloj edhe gliceminë.

Kam një aplikacion për hapat, por nuk e di sa i saktë është. I kontrolloj ndonjëherë se më dalin aty.

Disa prej tyre mendojnë se këto aplikacione i kufizojnë.

“Unë shkoj në palestër, merrem me crossfit dhe nuk është se ndjek ndonjë program fiks. Më duket më tepër sikur të kufizojnë, sikur të vendosin në korniza. Unë di që kam një program të timin.”

Por sa te besueshme janë të dhënat e këtyre aplikacioneve?

“Që nga koha e Covid pati një ‘boom’ ku shumica e aparateve që ne përdorim filluan të integronin sensorët, sidomos matja e oksigjenit ishte gjëja që u diskutua më shumë. Është për tu thënë që janë sensorë që shpesh herë kanë dalë rezultati, me testet. Japin të dhëna relativisht të sakta. Por aplikacione të ndryshme që lexojnë këto sensorë mund të mos kenë saktësi ose ndonjëherë mund të abuzojnë duke marr përsipër të berit një analizë të këtyre të dhënave.”, thotë specialisti i IT, Erion Demiri.

Në një kohë kur shumë persona kanë akses për të krijuar çdo ditë aplikacione të ndryshme, Erion Demiri, specialist IT, tregon se si të dallojmë aplikacionet më të sakta.

“Në android ne kemi akses më të madh për të krijuar aplikacione dhe për ti shpërndarë në krahasim me apple. Apple është pak më konservator dhe ke goxha më tepër vështirësi. aplikacionet që janë për tu respektuar janë ato të cilat në ‘app store’ kanë më shumë yje, pasi janë përdorur më së shumti nga njerëzit.”, thotë ai.

Por specialisti i teknologjisë se informacionit ngre shqetësimin për disa aplikacioneve të cilat me anë të pagesës, pretendojnë se mund të realizojnë gjëra të cilat janë praktikisht të pamundura.

“Ka pasur nga ato aplikacione që kanë qenë mashtrime, si për shembull ishte një aplikacion që pretendonte se mund të gjente gjininë e fëmijës, por rezultoi që kishte për qellim të përfitonte sa më shumë pagesa.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!