Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trendet verore të stilit të rrugës që do të jenë gjithmonë prezent

schedule16:10 - 1 Korrik, 2021

schedule 16:10 - 1 Korrik, 2021

Çdo verë ka tendencat e saj, por ka disa artikuj mbeten gjithmonë trend. Këto janë pjesët klasike të të gjitha kohërave që i shohim çdo verë në stilin e rrugës si fustanet prej liri, çantat e xunkthit apo sandalet. Rrobat dhe aksesorët që zgjidhin dilemën e stilit që duam të ndjekim gjatë verës mund të luajnë me shumë kombinime të ndryshme.

Fundi me lule

Alternativa ideale për ata që kërkojnë diçka ndryshe nga fustani me lule. Fundi me lule jep më shumë fleksibilitet pasi mund ta kombinojmë me bluza, këmisha prej liri, në varësi të stilit që duam të arrijmë.

Fustani i bardhë

Ka shumë pjesë të identifikuara me verën dhe fustani i bardhë është padyshim një prej tyre. Fustanet maksi, të gjerë, me rripa të hollë mund të kombinohen me gjithçka që keni në garderobën tuaj.

Sandalet e holla

Sa më të hollë të jenë rripat, aq më veror do të jetë rezultati. Sandalet e qëndrueshme të verës përputhen me gjithçka që kemi në gardërobë, që nga xhinset e deri tek veshjet maksi.

Një veshje prej liri

Mund të jetë një fustan apo këmishë, për sa kohë që është prej liri, pëlhura më e lehtë e verës që lejon lëkurën të marrë frymë. Kombinojeni atë me një çantë me thurje për pamjen përfundimtare të verës.

Xhinset e bardha

Xhinset e bardha janë të domosdoshme gjatë verës, të cilat mund t’i kombinojmë me veshje sportive por dhe me aksesorë klasikë.

Veshja boho

Fustani bohem zakonisht është maksi, me stampa lulesh ose modele paisley dhe gjithmonë i ajrosur. Mund të ketë gjithashtu një prekje romantike ose një dozë dantelle.

Sandalet me taka të trashë

Ndërsa kërkojmë më shumë rehati gjatë verës, zgjedhim sandale me takë të trashë, të cilat lehtësojnë ecjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!