Nëse keni jetuar në vitet ’90, ndoshta keni rënë pre e të paktën disa prej tendencave të modës së kësaj epoke. Nëse keni menduar se nuk do të dëgjonit më për ta, e kishit gabim pasi janë rikthyer për të dominuar sërish.
Sytë blu
Kjo ishte një ndër tendencat më popullore të viteve ’90. Ky trend dukej dhe më tërheqës kur sytë me këtë nuancë kombinoheshin me një fustan apo bluzë në këtë ngjyrë. Një ndër VIP-at që e kanë përqafuar këtë tendencë është Dua Lipa.
Sy me shkëlqim
Në vitet ’90, shkëlqimi ishte kudo: rrobat, buzët dhe qepallat. Megjithëse, këtë tendencë nuk e shohim shumë sot, disa të famshëm duan t’i theksojnë sytë e tyre si për shembull Dua Lipa.
Kapëse flokësh të dukshme
Ndërsa tendencat moderne të bukurisë promovojnë aksesorë të fshehtë dhe të padukshëm për flokët në vitet ’90 gjithçka kishte të bënte me ekspozimin e rrobave dhe aksesorëve të flokëve. Ata që ende e duan këtë tendencë, preferojnë kapëse të tilla flokësh.
Kostume të mëdha
Supet e mëdha dhe stilet e gjera ishin pikat kryesore të kostumeve, xhaketave dhe palltove të epokës së viteve ’90 dhe ne ende i shohim këto prerje në modën moderne.
Kostume plaid
Kostumi ikonik i verdhë, i veshur nga Alicia Silverstone në filmin 1995 Clueless ende frymëzon shumë stilistë.
Pallto lëkure
2 fotot e mësipërme janë bërë gati 25 vite larg dhe janë shumë të ngjashme. Lëkura duket se nuk del kurrë nga moda dhe është një ndër alternativat kryesore në ditët e sotme. /abcnews.al