Trendet e pantallonave verore që duhet t’i provoni patjetër tani

schedule16:45 - 13 Korrik, 2021

schedule 16:45 - 13 Korrik, 2021

Vapa e padurueshme e bën veshjen e përditshme të duket sfiduese. Sidoqoftë, dizajnerët ofrojnë një numër opsionesh që mund të zëvendësojnë xhinset.

Pantallona Harlem

Këto pantallona garantojnë momente relaksuese. Është një zgjedhje ideale për paraqitjet e përditshme si dhe për një shëtitje buzë detit.

Ngjyra të ndritshme

Një element i përbashkët i të gjithë stilistëve për koleksionet verore të kësaj vere ka qenë theksimi i ngjyrës dhe gjallëria që shfaqet përmes saj. Pantallonat me stampa të theksuara dhe ngjyra që “bërtasin” verë janë trendi ynë i ri i preferuar.

Pantallona të tejdukshme

Lëkura që zbehet përmes prerjeve dhe pëlhurave të lehta të tejdukshme është një nga propozimet më joshëse të kësaj vere. Balmain ofron mundësi për të gjitha aktivitetet e pushimeve të verës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!