Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa ka përshendetur ndjekësit e saj këtë mëngjes me një foto të veçantë. Ajo ka publikuar në Instagram foton e një trëndafili rozë, simboli i Partisë Socialiste.
Ndërkohë që numërimi i votave vazhdon prej disa orësh, Xoxa lë të kuptohet se janë optimist për fitoren.
Më herët, bashkëshorti i saj Veliaj doli në një deklaratë për mediat duke shpallur një tjetër fitore.
Kryebashkiaku tha se PS ka fituar në Bërzhitë me një rezultat më të thellë, ishte 55% dhe arriti në 65%. “Bërzhita një njësi rurale e Tiranës që ka qenë e djathtë, kemi fituar herën e fundit 55%, kemi thelluar rezultatin, sot jam plot krenari dhe mirënjohje” tha Veliaj.l.k/abcnews.al