Trend i momentit, atletet që do të nxjerrin në pah stilin tuaj casual

schedule14:55 - 23 Maj, 2022

schedule 14:55 - 23 Maj, 2022

Të gjitha femrat betohen për elegancën që tregojnë atletet e bardha. Megjithatë, këto atlete nuk janë të vetmit që mund të kompletojnë pamjen tuaj. Vitet e fundit, po vihen re gjithnjë e më shumë atletet me ngjyra dhe po zënë vendin e modeleve të bardha.

Atletet me ngjyra , megjithatë, nuk janë vetëm njëngjyrëshe.Ato vijnë gjithashtu në dizajne që kombinojnë më shumë se një nuancë, shpesh pastel , ndërsa ndonjëherë më intensive apo edhe neoni. Ky kombinim ngjyrash është një zgjedhje elegante.

Një palë atlete në nuanca si rozë, jargavan apo blu e hapur , apo edhe më të ndezura si e verdha apo jeshile, do të sjellin një freski dhe do t’ju largojnë për pak kohë nga e zakonshmja. Prandaj, krahas sandaleve, këto atlete mund të jenë një zgjidhje ideale për në verë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!