Tren apo avion? E ardhmja e udhëtimeve për shkak të krizës klimatike

schedule10:14 - 13 Tetor, 2021

schedule 10:14 - 13 Tetor, 2021

Nga Simon Jenkins, The Guardian

Udhëtimet me avion në Britani duhet të ndalohen dhe qytetarët duhet  të udhëtojnë me tren. Kështu citohej në fushatën për një transport më të mirë gjatë debatit për emergjencën klimatike. Avionët lëshojnë gjashtë herë më shumë CO 2 për milje sesa trenat. Problemi është se biletat e avionit priren të jenë gjysma e çmimit të atyre trenit. Pra taksoni avionët dhe subvenciononi trenat.

Deri tani, duket e thjeshtë.  Por bileta e trenit në distanca të largëta është më e shtrenjtë. Hekurudhat në Britani sigurojnë një pakicë të vogël udhëtimesh – vetëm 2% . Në 2018-19, 58% e udhëtimeve të transportit publik ishin me autobus. Makina mbetet primare, duke përbërë 61% të udhëtimeve në vitin 2019. Njerëzit më të varfër përdorin makina, autobusë si për punë ashtu edhe për të kaluar kohën e lirë, raporton abcnews.al

Reduktimi i udhëtimeve ajrore sigurisht që duket e arsyeshme. Për sa i përket subvencionimit të udhëtimit me  tren, kostoja margjinale për pasagjer shtesë ka të ngjarë të jetë e madhe. Të udhëtosh është një nga mënyrat për të kaluar kohën e lirë por vetëm tani ne po  vlerësojmë koston e tij,  dhe jo vetëm në ndotje.

Është një fakt jo shumë pozitiv që shumica e njerëzve jashtë Londrës udhëtojnë me makinë. Mënyra për të ulur emetimet e CO 2 nuk është të zhvendosësh udhëtarët nga një mënyrë transporti në tjetrën.  Kostoja e jashtme e një lëvizshmërie të tillë për shoqërinë dhe klimën është sfida e vërtetë.

Një rezultat konstruktiv i pandemisë së Covid ka qenë rishikimi rrënjësor i konceptit të “udhëtimit drejt punës”. Parashikimet aktuale janë që puna në shtëpi mund të rritet deri në 20%,  duke reduktuar lëvizjen me makinë apo tren. Përdorimi i mjeteve të transportit mbetet në 65% para bllokimit. Blloqet e zyrave në qendrat e qyteteve janë ende gjysmë të zbrazëta.

Politika e transportit e ndjeshme ndaj klimës duhet të përfitojë nga ky ndryshim. Nuk duhet të ndikojë te udhëtimi në distancë në asnjë mënyrë, por ta dekurajojë atë. Taksat e karburantit janë të mira. Çmimi i rrugës është i mirë. Po ashtu edhe puna në shtëpi, mbledhjet me Zoom (sado i tmerrshëm për disa), qëndrimi në shtëpi, dhe ruajtja e të gjitha formave të veprimtarisë komunale.

Britanikët duhet të ri-zbulojnë virtytet e fqinjësisë. Mënyra për të mbrojtur jetën në Tokë nuk është të fluturosh në Glasgow për samitin Cop26. Është të qëndrosh në shtëpi. Kjo do të ishte shpresa për të mposhtur edhe Covid.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!