Trembet Juventusi, Pogba largohet nga stërvitja duke çaluar

schedule14:10 - 24 Korrik, 2022

schedule 14:10 - 24 Korrik, 2022

Rikthimi i bujshëm i Juventusit ka trembur “Zonjën e Vjetër”. Paul Pogba ka shfaqur probleme me gjurin gjatë seancës stërvitore të bardhezinjve.

29-vjeçari ka vënë në alarm Missimiliano Allegrin dhe stafin mjekësorë, pasi lojtari ndiente dhimbje në gju, i cili u largua nga stërvitja duke çaluar.

Megjithatë Pogba siguron se nuk bëhet fjalë për diçka të rëndë ndërsa pa panik e trajtoi këtë situatë trajneri Allegri, po ashtu edhe zëvendëspresidenti, Pavel Nedved.

Gjithsesi, situata e francezit është në monitorim ndërsa mesfushorit do t’i duhen disa ditë pushim para se të rikthehet e të marrë ngarkesë të plotë në seancat stërvitore. Kujtojmë se më datë 27 korrik, Juventus ka në program një miqësore me Barcelonën. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!