Tremben shpërndarësit e drogës, mafia urdhëron fikjen e sirenave të autoambulancave në Napoli

schedule11:09 - 4 Shkurt, 2021

schedule 11:09 - 4 Shkurt, 2021

Mafia italiane i ka porositur drejtuesit e ambulancave në Napoli që të fikin sirenat dhe dritat e tyre edhe nëse janë duke dërguar me urgjencë një pacient në spital.

Ky urdhër nga Camorra, që zotëron Napolin, ka ardhur me argumentin se sirenat dhe dritat e autoambulancave trembin shpërndarësit e drogës në qytet pasi i ngatërrojnë me policinë, raporton abcnews.al.

“Ne tashmë jemi urdhëruar të mos përdorim sirena në lagjet e tjera, duke përfshirë Sanita dhe Traiano, ku ambulanca  ndez sirenën e saj vetëm pasi të largohet nga zona,” tha Manuel Ruggiero, një mjek i urgjencës dhe kreu lokal i një grupi që lufton dhunën ndaj mjekëve.

Në këtë mënyrë, për shkak se tremben, sipas Camorras ata janë duke siguruar më pak fitime duke ulur kështu edhe fitimet e grupeve mafioze, siç raporton Daily Mail.

Dy ditë më parë, shoferi i një autoambulance u rrah dhe kërcënua për vdekje në Napoli nga dy anëtarë të Camorra-s pasi nuk i ishte bindur urdhrit për të mos ndezur sirenat dhe dritat.

Pas këtyre ngjarjeve ata kanë kërkuar mbrojtje nga policia në mënyrë që të kryejnë punën siç duhet në kohën që Napoli po përballët si e gjithë Italia me krizën e shkaktuar nga koronavirusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!