Trekufiri, është pjesë e Alpeve shqiptare, ku kryqëzohen tre shtete, Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi. Është ndër pikat më të vizituara. Është gjithashtu pika më strategjike e Ballkanit, me pamjet më mahnitëse të secilit shtet dhe vazhdon të mbetet destinacion kyç i turizmit dhe vlerave turistike.
Në mars të vitit 2024 është nënshkruar marrëveshja “Trekufiri” nga 5 kryetarët e komunave për bashkëpunim ndërkufitar në sektorin e turizmit me qëllim të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe ngritjes së ofertës turistike në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna, që shtrihet në tri shtete Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi.
Kjo marrëveshje është një fillim i ri i bashkëpunimit në mes të komunave Pejë, Deçan, Junik, Plavë, Guci dhe Tropojë duke krijuar një mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit malor, diversifikimin e ofertës së përbashkët turistike, promovimin e territorit, si dhe promovimin e ambientit të qëndrueshëm në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Qëllimi është të ndihmohen dhe mbështeten bizneset lokale në zhvillim dhe fuqizim.
/ abcnews.al