Treguesit, maturantët shqiptarë njohin më mirë gjuhët e huaja se shqipen

schedule15:44 - 27 Janar, 2022

schedule 15:44 - 27 Janar, 2022

Nga Ajgena Korbi 

Të rinjtë shqiptar duket se njohin më mirë gjuhët e huaja se gjuhën amtare.   Kjo del në pah nga arritjet e nxënësve në maturën shtetërore.

Vetëm 5% e gjimazistëve që mbyllën shkollën e mesme vjet  janë vlerësuar me 10 në gjuhë shqipe dhe letërsi kundrejt 20% që morën notë maksimale në gjuhë të huaj.

Por ky është vetëm një prej treguesve që nxjerr në pah  raporti I Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Në lëndët kryesore bie në sy niveli I ulët I nxënësve që kanë dalë nga bankat e gjimnazeve në vend.

Njohuritë e 63% të nxënësve në gjuhë dhe letërsi vlerësohen nga 6 tek 8 ndërsa 7 është nota që mbizotëron në testet e maturës.

Me pak të përgatitur janë maturantët në lëndën e matematikës ku mbizotëruese është nota 6.

Fiktiviteti i notave është një tjetër e dhënë që nxjerr në pah analiza e maturës shtetërore.

Arritjet e nxënësve gjatë vitit janë më të lartë se në provimet e maturës.  Diferenca varion nga 3 deri në 4 nota sipas  Qarqeve. Më e lartë është në qytetet më të vogla.

Shqetësimi i prindërve për mangësitë në formimin e fëmijëve të tyre ka qenë i shpeshtë  dy vitet e fundit, ndërsa efekteve  të pandemisë së Covid-19  nuk i shpëtoi as arsimi  ku   përgjithësisht  mësimi në shkolla u zhvillua online. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!