Tregu i lirë i energjisë, 2600 biznese/ Kontratë 1 vjeçare me çmim 18.34 lekë kw

schedule13:37 - 22 Nëntor, 2024

schedule 13:37 - 22 Nëntor, 2024

2600 Biznese që furnizohen me energji në tensionin 10 kv  do ta sigurojnë energjinë elektrike në treg të lirë  që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm.

Administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë pjesë e Osshee i kërkoi të gjithë abonentëve në këtë kategori që deri në mes të muajit dhjetor të  gjejnë një furnizues në tregun privat dhe të lidhin kontratën.

Në treg operojnë rreth 15  furnizues privatë por FTL  është një  opsion që mund të përzgjidhet nga bizneset teksa çmimi i energjisë për këta klientë do të jetë 18.34 lekë/kËh, pa TVSH.

Në kuadër të liberalizimit të tregut të energjis në 2024 dolën në treg të lirë rreth 2 mijë konsumatorë në tensionin 20 kV./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!