“Tregu i kriptovalutave, i pastër”/ Kane: Bitcoin pritet të arrijë deri në 150 mijë dollarë këtë vit. Nunaj: Përdorimi në transaksione, më i dobishëm

schedule20:41 - 8 Mars, 2024

schedule 20:41 - 8 Mars, 2024

Eksperti për kriptovalutat, Dorian Kane thotë se Bitcoin parashikohet të arrijë deri në 155 mijë dollarë këtë vit. I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, duke folur për rritjen historike të monedhës virtuale, eksperti deklaroi se tregu i kriptovalutave është i pastër.

“Parashikuam se do të ketë rritje këtë vit deri në 155 mijë dollarë. Tani ka filluar viti dhe kemi parë rritje prej 20 mijë dollarësh deri më tani. Ata që kanë humbur, kanë humbur për shkak të investimeve të gabuara. Mund të kenë investuar në monedha apo njerëz që u kanë premtuar fitime por janë mashtruar ose  kanë investuar në disa kompani që ishte para një viti, ku keqmenaxhonin fondin e përdoruesve që kishin. Ishin të përpapura masivisht gjatë 2021, 2022, por duke qenë se shpenzuan aq shumë para sa nuk kishin më gjendje, kanë dalë nga tregu. Tregi tani është i pastër, janë vetëm disa kompani serioze në treg, të mbështetura në disa raste nga banka të mira, që kanë kapital. Dhe ajo që ka ndodhur, ka ngelur histori për të mësuar investitorët e rinj që të kenë kujdes.”, deklaroi Kane.

I pyetur për gjurmueshmërinë e transaksioneve përmes Bitcoin, si një ndër risqet më të mëdha, ai tha:

“Kjo ka ndodhur edhe para se të krijohej Bitcoin. Bitcoin përdoret në këtë rast, ka ndodhur shumë herë që është përdorur bitcoin si monedhë pagese për këtë pjesë, por përdoret për disa njerëz që e pranojnë këtë si mënyrë këmbimi. Duke parë rastet që janë kapur, pjesa më e madhe janë akoma tek monedhat tradicionale.

Ndërkaq, ekspertja për ekonominë, Teuta Nunaj tha se duhet një rregullim i tregut të kriptovalutave. Ajo shtoi se përdorimi i bitcoin në transaksione është më i dobishëm se ka më pak kosto.

“E para, lidhet me mungesën e një rregullimi të tregut të kriptovalutave dhe ka dy anë të medaljes. Pse qeveritë nuk e mbrojnë këtë treg dhe ana e dytë, është që ky treg jo formal, bën që ky treg të jetë edhe i kërkuar për shkak të normave të larta të fitimit. Analiza e dytë lidhet me faktin e zhvillimit të historisë së parasë në botë. Pse u këmbye ari me një monedhë. Ishte për shkak të vështirësisë që kishte transferimi i parasë nga një vend në tjetër. E njëjta logjikë pse jemi tek pjesa e transaksionit. Nëse do marrim 60 mijë dollarë, është më e lehtë të marrësh një monedhë në dorë sesa një valixhe me kaq para. Ka më pak kosto, dhe e bën edhe më të lehtë pjesën e transaksionit. Është e vështirë të gjurmohet për shkak se nuk ka një institucion qendror, pra nuk është e decentralizuar në institucione qendrore por në një sistem që e ka krijuar atë. Është më e lehtë që këto monedha virtuale të përdoren të transaksione. Pse FMN shpreh rezerva? Sepse është para që nuk menaxhohet prej tyre apo qeverive që janë pjesë e këtij institucioni. Ndaj në këtë rast, e kanë të vështirë të menaxhojnë një treg të tillë kur flitet për një mall që nuk prodhohet prej tyre.“, përfundoi Nunaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!