Tregu evropian i automjeteve rritet me 14.6 për qind

schedule22:43 - 21 Nëntor, 2023

schedule 22:43 - 21 Nëntor, 2023

Tregu evropian i automjeteve të pasagjerëve u rrit 14.6 për qind krahasuar me një vit më parë në tetor, duke shënuar rritje për 15-të muaj radhazi, tregon raporti i Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Regjistrimet e reja të automjeteve të pasagjerëve në BE arritën në 855.484 njësi në tetor, thuhet në deklaratën e ACEA-s. Tre nga tregjet më të mëdha shënuan rritje dyshifrore në përqindje – Franca (21.9 për qind), Italia (20 për qind) dhe Spanja (18.1 për qind), ndërsa tregu gjerman i automjeteve shënoi rritje vjetore më modeste prej 4.9 për qind në tetor.

Pjesa e tregut të automjeteve me bateri elektrike në BE u rrit në 14.2 në tetor, nga 12 për qind sa ishte vitin e kaluar. “Përqindja nga fillimi i viti deri më tani është 14 për qind, duke tejkaluar për herë të parë pjesën kumulative të naftës”, thuhet në deklaratë.

Regjistrimet e automjeteve elektrike me bateri në BE u rritën me 36.3 për qind krahasuar me një vit më parë në 121.808 njësi në tetor. Automjetet hibride-elektrike mbetën në pozicionin e tyre si zgjedhja e dytë e blerësve, me një pjesë të tregut prej 29 për qind.

Ndërsa automjetet me gaz janë ende përzgjedhja më e popullarizuar ndërsa pjesa e tregut shënoi rënie në 33.4 për qind në tetor. Në periudhën janar-tetor, regjistrimet e automjeteve të reja në bllokun 27 anëtarësh u rritën me 16.7 për qind në bazë vjetore, duke arritur në afro 9 milionë njësi. Sipas ACEA-s, të gjitha tregjet shënuan rritje gjatë kësaj periudhe 10-mujore, përveç Hungarisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!