Tregtia Shqipëri-Kosovë, eksperti: Bashkimi ofron me shumë mundësi zhvillimi për dy vendet

schedule15:27 - 29 Janar, 2022

schedule 15:27 - 29 Janar, 2022

Nga Erblina Mile

Shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës  mund të zgjerohen edhe më tej. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë 2021 eksportet e mallrave shqiptare me Kosovën u rritën  me 43.6% ose 37.6 miliard lekë në total.

Por ekspertët theksojnë se shkëmbimet kanë mbetur vetëm në nivel të  produkteve  bazë dhe ka hapësirë për tu përmirësuar më tej.

Bashkimi i tregut midis dy vende sipas ekspertëve shihet si një mundësi për të nxitur investimet në bizneset e të dyja vendeve.

Përgjatë vitit 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 369 miliard lekë, duke u rritur me 35,6 %./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!