“Tregoi vendndodhjen e Soleimani-t”, Irani zotohet që të ekzekutojë “spiunin e CIA-s”

schedule16:23 - 9 Qershor, 2020

schedule 16:23 - 9 Qershor, 2020

Irani është zotuar që të ekzekutojë një burrë i cili akuzohet që të jetë spiuni i CIA-s dhe Mossad-it që u tregoi amerikanëve vendndodhjen e gjeneralit Soleimani.

Ky i fundit u vra me anë të një sulmi të realizuar me dron.

Irani pretendon se Seyed Mahmoud Mousavi Majd, një shtetas iranian, pranoi para si nga shërbimet e inteligjencës amerikane ashtu edhe nga ato izraelite në këmbim të informacionit për vendndodhjen e Soleimani-it.

Ai u dënua me vdekje ditëve të fundit dhe dënimi do të ekzekutohet “shumë shpejt”, njoftoi zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë në Iran.

Soleimani, lideri kryesor i ushtrisë së Iranit, i cili drejtonte Forcat Quds u vra në nj sulm të realizuar me dron nga ana e SHBA-ve në aeroportin e Baghdad-it më 3 janar.

Sulmi rriti akoma më shumë frikën e një konflikti mes SHBA-ve dhe Iranit pasi Tehran-i pretoi që të hakmerrej. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!