Trefishohet numri i të burgosurve politikë në Rusi

schedule09:08 - 5 Qershor, 2023

schedule 09:08 - 5 Qershor, 2023

Udhëheqësi i opozitës, ruse Alexei Navalny po kalon ditëlindjen e tij të 47-të në një qeli betoni me pothuajse asnjë dritë natyrale dhe i ndaluar të flasë me ndonjë nga të dashurit e tij.

Ai ka më shumë gjasa të detyrohet të dëgjojë këngë patriotike dhe fjalime nga Vladimir Putin në qeli, shkruan Sky News.

Navalny është i burgosuri politik më i famshëm i Rusisë, por ka një numër në rritje prej tyre që vuajnë dënimin në kushte të ngjashme të vështira.

Memorial, organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në Rusi, numëronte 558 të burgosur politikë deri në prill – më shumë se trefishi i pesë viteve më parë, 183.

Udhëheqësi i grupit pro-demokracisë, Andrei Pivovarov, 41 vjeç, është në izolim në Koloninë Penale të Shtatë, si pjesë e një dënimi me katër vjet për organizatë “të padëshirueshme”.

Alexei Gorinov, 61 vjeç, një anëtar i një këshilli bashkiak të Moskës që kritikoi luftën, po vuan shtatë vjet në Koloninë Penale Dy për “përhapje informacioni të rremë”.

Artiti dhe muzikanti Sasha Skochilenko, 32 vjeç, është arrestuar për një vit ndërsa po gjykohej me dyshimin për përhapjen e informacionit të rremë duke zëvendësuar etiketat e çmimeve të supermarketeve me slogane kundër luftës; dhe përballet me 10 vjet nëse dënohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!