Tre vrasje brenda natës, Hoxha: Elbasani jashtë kontrollit, bota e krimit dhe ajo e politikës janë bërë bashkë

schedule13:23 - 30 Korrik, 2020

schedule 13:23 - 30 Korrik, 2020

Më tej ai thekson sesa e rëndë është situata në Elbasan, qytet i cili sipas tij, ka dalë jashtë kontrollit e ka humbur qetësinë.

“Së fundi, beteja për kontrollin e këtij qyteti, nga grupet kriminale të krimit të organizuar, është bërë aq e ashpër, sa duket si Palermo e viteve ‘80. Më shumë se paaftësia dhe pamundësia e shtetit për të garantuar rend dhe siguri në këtë qytet, të fut tmerrin korrupsioni deri në palcë, i organeve të drejtësisë. Bota e krimit te organizuar, ia ka dale ne kete qytet, me shume se askund tjeter ne kete vend, te korruptoje, te bleje, te shese, te implikoje dhe ti detyroje te bashkepunojne ne favor te vete, agjensite e zbatimit te ligjit, pushtetin vendor dhe ate qendror,”  thuhet më tej në postim.

Më tej gazetari përmend se  6-7 muaj më parë publikoi foto të kryeministrit me personazhe të rëndësishëm të botës së krimit tëorganizuar në Elbasan, po shton ai, askush nuk foli.

“Heshten te gjithe, demokrate, lsi-ste dhe socialiste.

Sepse me te njejtin “bos krimi”, kishin bere aleance ne fushata zgjedhore te meparshme dhe ata…”

Sipas gazetarit, krimi emblemë që dëshmon situatën ku është “zhytur ky vend” është vrasja e 65-vjeçarit Fiqiri Çalliku, ndersa ruante arën të mbjelle me misër.

“Keto kohe, jemi mesuar te degjojme raste, kur shqiptaret jane vrare duke ruajtur parcelen me kanabis nga trafikantet.
Por ja ku arritem!!!
Po na i vrasin dhe ata bashkekombas te ndershem, qe ruajne parcelen e tyre me miser.
Situata eshte aq trishtuese dhe dekurajuese, sa “Legjenda e misrit” e Migjenit, e shkruar nje shekull me pare, duket sikur eshte shkruar dje ne mbremje nga gjeniu i poezise shqiptare…
Gjithsesi kemi bere nje hap para, nga “Legjenda e misrit”, kemi mberritur te “Rojet e misrit”…”

Postimi i plotë:

Po i vrasin dhe rojet e misrit!!!

E enjte e zeze.
Tre viktima dhe asnje me arme zjarri.
Duket sikur vrasesit kane zbuluar nje “loder” te re.
Thiken…
Mund te merresha me kedo prej tyre.
Por, çfare te them?!
Dy te vrare brenda pak oreve ne Elbasan!!!
Nuk perben me as lajm dhe as çudi. Per fat te keq, te banoreve te atij qyteti te vjeter dhe me kulture, pyetja e çdo mengjesi, se ke kane vrare mbreme, eshte kthyer ne nje normalitet.
Kam 4 vite, qe denoncoj, apeloj, publikoj fakte dhe prova, per te deshmuar se nje nga qytetet kryesore te vendit, kryqezim shume i rendesishem i akseve kombetare dhe nderkombetare te narkotikeve, Elbasani, ka humbur qetesine e tij, ka dale jashte kontrollit.
Sefundi, beteja per kontrollin e ketij qyteti, nga grupet kriminale te krimit te organizuar, eshte bere aq e ashper, sa duket si Palermo e viteve ‘80.
Me shume se paaftesia dhe pamundesia e shtetit, per te garantuar rend dhe siguri ne kete qytet, te fut tmerrin korrupsioni deri ne palce, i organeve te drejtesise.
Bota e krimit te organizuar, ia ka dale ne kete qytet, me shume se askund tjeter ne kete vend, te korruptoje, te bleje, te shese, te implikoje dhe ti detyroje te bashkepunojne ne favor te vete, agjensite e zbatimit te ligjit, pushtetin vendor dhe ate qendror.
Madje aleanca e botes krimit me forcat politike te te gjitha kraheve, eshte aq e madhe, sa sot nuk e ndan dot, ku fillon njera dhe ku mbaron tjetra.
Jo me kot publikova 6-7 muaj me pare, foto te kryeministrit me personazhe te rendesishem te botes se krimit te organizuar ne Elbasan, madje “bos krimi”, si i ka etiketuar vete kreu i qeverise.
Dhe askush nuk foli!!!
Heshten te gjithe, demokrate, lsi-ste dhe socialiste.
Sepse me te njejtin “bos krimi”, kishin bere aleance ne fushata zgjedhore te meparshme dhe ata…
Ndersa sot, ekranet e mediave vizive dhe axhenda politike, jane perqendruar te ndryshimet kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise, ajo qe duhej te ishte kryelajmi, eshte ngjarja e Xhafzotajt.
Besoj krimi emblemë, qe deshmon gjirizin ku eshte zhytur dhe po zhytet çdo dite e me thelle ky vend, eshte vrasja e 65-vjeçarit Fiqiri Çalliku, ndersa ruante aren e tij, te mbjelle me miser.
Nje shqiptar i mire, punetor, hallexhi, qe punonte ne token e tij, qe kishte mbjellë misër, per te mbajtur familjen me buke.
Mbeti i vrare ne mesnate, ndersa ruante misrin e parceles se vet, nga nje kriminel “hallexhi”, qe kush e di çfare tjeter halli e ka detyruar te shkoje te vjedh djersen dhe mundin e nje shqiptari te varfer, per ta shitur te nesermen, si miser te pjekur, rrugeve te Durresit.
Keto kohe, jemi mesuar te degjojme raste, kur shqiptaret jane vrare duke ruajtur parcelen me kanabis nga trafikantet.
Por ja ku arritem!!!
Po na i vrasin dhe ata bashkekombas te ndershem, qe ruajne parcelen e tyre me miser.
Situata eshte aq trishtuese dhe dekurajuese, sa “Legjenda e misrit” e Migjenit, e shkruar nje shekull me pare, duket sikur eshte shkruar dje ne mbremje nga gjeniu i poezise shqiptare…
Gjithsesi kemi bere nje hap para, nga “Legjenda e misrit”, kemi mberritur te “Rojet e misrit”… /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!