Tre vjet kimio e operacione, nëna e re u diagnostikua gabim

schedule08:30 - 22 Korrik, 2019

schedule 08:30 - 22 Korrik, 2019

Një nënë iu nënshtrua seancave të kimioterapisë pasi mjekët gabimisht e diagnostikuan me kancer.  28-vjeçarja Sarah Boyle,  ka kaluar një periudhë të vështirë që kur u diagnostikua me kancer gjiri në fund të vitit 2016, por më vonë rezultoi se nuk kishte patur këtë sëmundje.

Ky “gabim njerëzor” u zbulua pasi nëna e dy fëmijëve i ishte nënshtruar seancave me kimioterapi, deri dhe ndërhyrje kirurgjikale.

“Vitet e fundit kanë qenë tepër e vështirë për mua dhe për familjen time. Ishte e tmerrshme kur më thanë se kisha kancer”, tha 28-vjeçarja.

Nëna e dy djemve, përveç trajtimit të rëndë në Spitalin Universitar Stoke Royal, pësoi dhe traumë psikologjike.

“Edhe pse asgjë nuk e ndryshon atë që kalova, kam gjithsesi nevojë për disa përgjigje, për tu siguruar që askush tjetër të mos e pësojë si unë”, tha Sarah.

Ajo ishte 25 -vjeç kur mjekët i thanë se vuante nga kanceri i gjirit.

Doktori i saj u informua më vonë se biopsia ishte e pasaktë dhe konfirmoi se ajo nuk kishte kancer. Deri te ky lajm i gëzueshëm, gjithsesi, në tre vjet rresht ajo u ballafaqua më shumë lajme të këqija, gjithnjë nën bindjen se kishte kancer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!