Tre vite më shumë dhe rritje rroge, Juventusi afër rinovimit të rëndësishëm

schedule14:17 - 18 Maj, 2020

schedule 14:17 - 18 Maj, 2020

Juventusi ka vendosur të rinovojë kontratën me Paulo Dybala. Lojtari argjentinas po kalonte një formë të mirë përpara pezullimit të futbollit. Ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 9 asiste në Serie A, teksa numëron 5 gola dhe 3 asiste në ndeshjet e zhvilluara në Champions dhe Kupën e Italisë.

Kontrata aktuale përfundon në vitin 2022, por bashkëpunimi me bardhezinjtë do të zgjatet deri në vitin 2025. 26-vjeçari do të përfitojë edhe në aspektin ekonomik. Aktualisht përfiton një rrogë prej 7.5 milion eurosh në sezon, shumë që do të rritet.

Gazzetta dello Sport raporton se akordi paraprak është arritur dhe Juventusi po pret agjentin e Dybala për të konkretizuar bisedimet. Ky i fundit ndodhet në Argjentinë, nuk ka mundur të udhëtojë në këtë periudhë dhe në Torino presin ardhjen e tij për të zyrtarizuar marrëveshjen e re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!