Tre vite më parë, kur Ancelotti u bë trajneri i vetëm me këtë rekord

schedule22:19 - 29 Prill, 2020

schedule 22:19 - 29 Prill, 2020

Me 29 prill 2017, Carlo Ancelotti vendosi një rekord fantastik. Don Carlo fitoi matematikisht titullin kampion në Bundesliga me Bayern Munchen dhe u bë trajneri i vetëm që ka fituar 4 nga 5 kampionatet kryesore të Europës.

Në Itali, fitoi Serie A me Milanin, në Angli fitoi Premier League me Chelsean, ndërsa në Francë udhëhoqi PSG-në drejt titullit kampion. Vetëm La Liga i ka shpëtuar strategut italian, kur drejtonte Realin e Madridit.

Gjithsesi, Ancelotti është një nga trajnerët më të dekoruar dhe më të suksesshëm i të gjitha kohërave, një filozof i vërtetë dhe një njeri i madh. Tashmë, karriera e tij vazhdon tek Everton, në Premier League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!