Tre viktima në 24 orë nga Covid në Maqedoni, rritet numri i të infektuarve

schedule14:18 - 3 Gusht, 2020

schedule 14:18 - 3 Gusht, 2020

Tre persona kanë humbur jetën dhe 74 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 689 testime ku kanë rezultuar pozitive 74 raste përkatësisht në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçani-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2.

Prej rasteve të shëruara brenda 24 orëve, 23 persona vijnë nga Shkupi,  nga Kumanova-1, Dibra-1, Shtipi-11, Tetova-17, Velesi-1, Ohri-1, Kavadari-3, Gostivari-9, Radovishi-5, Koçani-1, Shën Nikolla-17.

Të tre viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një pacient nga Manastiri në moshën 73 vjeçe, një pacient nga Demir Hisar poashtu në moshën 73 vjeçe si dhe  një pacient nga Shkupi në moshën 44 vjeçe.

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni ka shkuar në 11 128 mes të cilëve 500 kanë humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!