Asnjë ekspert nuk mund të thotë se ekziston një dietë specifike që ndihmon efektivisht në djegien e yndyrës së barkut. Zgjidhja më e mirë në çdo rast është të bëni zgjedhje të shëndetshme ushqimore në mënyrë që të humbni peshë dhe yndyrë të tepërt. Këto tre ushqime do t’ju ndihmojnë.
Vezët
Një ekspert thotë: “Vezët janë një nga ushqimet me përmbajtjen më të lartë të proteinave. Përfshirja e vezëve në dietën tuaj si burim proteinash do t’ju mbajë të ngopur, do t’ju ndihmojë të hani më pak dhe do të zvogëloni yndyrën e barkut.”
Avokado
Një racion avokado (70-100 gram) mund të sigurojë 330 mg ose 17% të nevojave tona ditore për kalium. Ofron një sërë përfitimesh avokado: Ndihmon funksionin e zemrës; Është i pasur me fibra dhe yndyra të pangopura, të cilat i ndihmojnë njerëzit me mbipeshë të humbin peshë.
Hulumtimet kanë vërtetuar se avokado mund të ndikojë pozitivisht në mënyrën e shpërndarjes së yndyrës në trup. Hulumtimet përmendin në mënyrë specifike përfitimet e konsumit të përditshëm të avokados: “Gratë që hanin avokado çdo ditë treguan një reduktim të yndyrës së tyre viscerale”.
Specat djegës
Specat e kuq përmbajnë më shumë se 200% të konsumit tuaj ditor të vitaminës C. Specat djegës përmbajnë një substancë të quajtur kapsaicinë e cila redukton oreksin dhe ndihmon trupin të djegë më shumë yndyrë./abcnews.al